Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë
Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pilulĂ« qĂ« pĂ«rmban hormone sintetike tĂ« ngjashme si hormonet qĂ« prodhon femra, por me njĂ« dozĂ« shumĂ« tĂ« vogĂ«l. Pilula merret çdo ditĂ« pa ndĂ«rprerje, po ashtu edhe pĂ«rgjatĂ« fazĂ«s sĂ« menstruacioneve.Â
Mënyra e veprimit
- Pilula pengon ovulacionin duke vendosur ovaret (vezoret) në pushim.
- Ajo vepron në mukozën e uterusit (mitrës) e cila nuk përgatitet më për një shtatzëni eventuale.
- Ajo trashĂ« sekretin e qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s duke krijuar njĂ« pengesĂ« pĂ«r depĂ«rtimin e spermatozoideve.Â
Përdorimi
Ădo paketĂ« pĂ«rmban 28 pilula :
24 prej të cilave përmbajnë hormone (pilulat me ngjyrë) dhe 4 tjerat janë «placebë» (pilulat me ngjyrë të bardhë)
Kur merret pilula për herë të parë :
Filloni paketeÌn e parĂ«
ditën e parë të menstruacioneve = Siguria (mbrojtja nga shtatzënia) është e menjëhershme.
Merreni pilulën çdo ditë në kohë të njëjtë (nëse harroni nuk ka rrezik deri në 12 orë më vonë).
- Menstruacionet vijnë zakonisht duke përfunduar paketën e pilulave me ngjyrë të bardhë. Menstruacionet janë më të dobëta dhe me dhimbje të vogla.
- Me përfundimin e kutisë, vazhdoni me një paketë të re pa bërë pauzë, edhe nëse menstruacionet nuk kanë mbaruar ende.
Nëse ju ndodh që
... tĂ« keni gjakderdhje gjatĂ« marrjes sĂ« pilulĂ«s, mos e ndĂ«rprisni, vazhdoni ta merrni rregullisht; nuk Ă«shteÌ rrezik. NĂ«se gjakderdhja vazhdon edhe nĂ« ciklin e ardhshĂ«m, bisedoni me mjekun tuaj.
... të keni vjellje ose jashtëqitje (diare) të mëdha në këtë rast është e mundur që pilula nuk absorbohet mirë dhe efikasiteti i saj zvogëlohet. Vazhdoni ta merrni pilulën dhe përdoreni një prezervativ gjatë 7 ditëve. Nëse keni vjell në intervalin brenda 4 orëve pasi ta keni marr pilulën me ngjyrë, merrni edhe një hap me të njëjtën ngjyrë (për shembull të një pakete rezervë).
deri në 4 orë pas marrjes së pilulës së verdhë, merrni edhe një pilulë me ngjyrë të njëjtë (nga një paketë rezervë).
... të merrni medikamente siç janë Antibiotikë - anti-konvulsivë (kundër epilepsisë) - qetësues
Vërtetoni me mjekun tuaj nëse jeni ende e mbrojtur, ngase disa nga këto medikamente zvogëlojnë efektin kontraceptiv (mbrojtës) të pilulës. Vazhdoni ta merrni pilulën duke përdorur njëkohësisht edhe prezervativin.
... të ndërprisni marrëdheëniet tuaja seksuale (ndarje nga partneri, ndarje për një kohë të gjatë), mbaroni paketën e filluar normalisht para se të ndërprisni marrjen e pilulave, siguroni prezervativin për të ardhmen.
... që mos të keni menstruacione me përfundimin e paketës, e që nuk ka pasur
- harresë të marrjes së pilulës
- as vjellje dhe diare
- as marrje të medikamenteve të tjera
filloni marrjen e njĂ« pakete tĂ« re pas marrjes sĂ« pilulĂ«s sĂ« fundit me ngjyrĂ« tĂ« bardhĂ« dhe konsultoni njĂ« qendĂ«r tĂ« planifikimit familjar ose mjekun tuaj.Â
Të harruarit e marrjes së pilulës
- Nëse e harroni marrjen e pilulës nuk paraqet rrezik nëse nuk tejkalohen 12 orë.
- NĂ«se tejkalohen 12 orĂ« nga koha e rregullt e marrjes sĂ« pilulĂ«s, kontracepsioni (mbrojtja) nuk Ă«shtĂ« e garantuar.Â
Ăka duhet bĂ«rĂ«?
- Merrni pilulën që e keni harruar sa më shpejt që është e mundur edhe nëse duhet marr 2 pilula të njëjtën ditë apo të njëjtin moment.
- Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale ditën e harresës dhe/apo 7 ditë përpara, vazhdoni paketën dhe plus asaj përdorni prezervativin gjatë 7 ditëve të ardhshme.
- Pas çdo pilule të harruar, është e domosdoshme të merrni në pas një 7 pilula me ngjyrë para se të jeni përsëri e mbrojtur.
- Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ«se harresa ndodh nĂ« fund tĂ« paketĂ«s dhe nĂ«se kanĂ« mbetur mĂ« pak se 7 pilula me ngjyrĂ«, nuk duhet tĂ« merrni pilula me ngjyrĂ« tĂ« bardhĂ«, por duhet tâi merrni pilulat e tjera nga njĂ« paketĂ« tjetĂ«r e re.
- Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale gjatë 7 ditëve të kaluara, kontaktoni një këshillimore për shëndetin seksual dhe planifikim familjar, mjeken tuaj ose mjekun tuaj. Ka mundësi që ju keni nevojë për një kontracepsion urgjent. Ky duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur - në varësi nga metoda jo më vonë sesa 72 ose 120 orë pas marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura mjaftueshëm (shih «Kontracepsioni urgjent»).
- Mund të keni nevojë për kontraceptivin urgjent (pilula e të nesërmes) e cila duhet të merret sa më shpejt që është e mundur, por më së voni 72 orë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur.
- Ndërkohë, vazhdoni marrjen e pilulës edhe në rast të marrëdhënies seksuale dhe përdorni prezervativin.
Të harruarit e marrjes së një pilule me ngjyrë të bardhë është pa ndonjë pasojë.
Duhet ditur edhe se
Gjakderdhja mund të jetë pasojë e harresës së marrjes së pilulës.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron âsafer sexâ, kjo do tĂ« thotĂ«:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« âSafer-Sex-Checkâ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.
2018, SANTĂ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Ăducation â Formation â Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal