Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
Kjo pilulë përmban hormone sintetike (estrogjen dhe gestagjen), të ngjashme me ato që prodhon trupi femëror. Në disa raste këto hormone mund të kenë ndikime shëndetësore. Bisedoni për situatën tuaj individuale me një person të specializuar mjekësor.
Informacionet që vijojnë u referojnë vetëm pilulave (estrogjen dhe gestagjen) me 21 tableta aktive.
Mënyra e reagimit
Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- âŠe pengon ovulimin, duke i vendosur ovaret nĂ« gjendje qetĂ«sie.
- âŠe ndryshon mukozĂ«n e mitrĂ«s  (endometriumin) kĂ«shtu qĂ« njĂ« fekondim i mundshĂ«m i vezĂ«s nuk Ă«shtĂ« i mundshĂ«m.
- âŠe trashon mukozĂ«n e qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s (mukozĂ«n cervikale) dhe e pengon kĂ«shtu depĂ«rtimin e spermieve.
Në rast të përdorimit korrekt të metodës së kontraceptimit mund të pengohet një shtatzëni në këtë mënyrë.
Përdorim
- Në rast se e merrni pilulën për herë të parë: Filloni me paketën e parë ditën e parë të menstruacioneve= siguri e menjëhershme. Nëse kjo metodë fillohet pas ditës së 2-të të menstruacionit, të përdoren prezervativë gjatë 7 ditëve.
- Merreni atĂ« çdo ditĂ« nĂ« tĂ« njeÌjtĂ«n kohĂ« (nĂ« rast se harroni ta merrni pilulĂ«n, vetĂ«m 12 orĂ«t e para nuk ka rrezik qĂ« tĂ« mbeteni shtatzĂ«nĂ«).
- Në fund të pakos me 21 tableta, të bëhet një pushim prej 7 ditësh.
- Rifilloni në të njëjtën ditë të javës si në herën e 1-rë, bëni një pushim në fund të pakos etj. Filloni me pakon tjetër në të njëjtën ditë të javës si në herën e parë, bëni një pushim në fund të pakos e kështu me radhë.
Në rast të përdorimit korrekt të metodës mbrojtja është e garantuar gjatë pushimit.
Gjakderdhja fillon gjatë pushimit dhe në shumicën e rasteve ajo është më pak e fortë dhe më pak e dhimbshme sesa gjatë menstruacionit.
NĂ«se juâŠ
- âŠgjatĂ« pĂ«rdorimit tĂ« kontraceptivit keni gjakderdhje tĂ« ndĂ«rmjetme, kjo nuk Ă«shtĂ« aq e keqe. Vazhdoni me marrjen e pilulĂ«s si zakonisht. NĂ«se ju keni gjakderdhje tĂ« tilla edhe gjatĂ« muajve tĂ« ardhshĂ«m, bisedoni me njĂ« person tĂ« specializuar mjekĂ«sor.
- ... nëse villni apo keni jashtëqitje të madhe, në këtë rast është e mundur që pilula të mos absorbohet mirë dhe efikasiteti i saj të zvogëlohet. Vazhdoni ta merrni pilulën dhe përdoreni një prezervativ gjate 7 ditëve. Nëse ju keni të vjella brenda 3 orëve pas marrjes së pilulës ose keni pasur diarre të rëndë për më shumë se 24 orë: Merrni përsëri një tabletë (p.sh. tabletën e fundit të pakos që të mos ndryshojnë ditët e shënuara në pako).
- ...merrni medikamente, sqaroni me një person të specializuar mjekësor ose në farmaci, nëse ju jeni akoma e mbrojtur. Preparatet e lulës balsami, disa antibiotikë, disa ilaçe antiepileptike dhe ilaçe kundër HIV-it e reduktojnë efektin kontraceptiv. Vazhdoni me kontraceptimin dhe përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.
- ...dëshironi që ta mbaroni këtë metodë kontraceptimi, efekti kontraceptiv mbaron menjëherë. Rekomandohet që ta merrni deri në fund pakon e pilulave.
- âŠnĂ« momentin e pushimit nuk keni asnjĂ« gjakderdhje, filloni me pakon e re nĂ« datĂ«n e parashikuar dhe drejtohuni tek njĂ« zyrĂ« e specializuar pĂ«r shĂ«ndetin seksual ose tek njĂ« person mjekĂ«sor i specializuar.
Harrimi i një pilule Mà PAK SE 12 orë
- Merreni pilulën e harruar sa më shpejt të jetë e mundur.
- Marrja e vonuar e pilulës deri në 12 orë (deri në 36 orë pas marrjes së fundit) nuk e zvogëlon efektin e parandalimit të shtatzënisë.
Harrimi i një pilule Mà SHUMà SE 12 orë
Mund të ndodhë që efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar. Kontrolloni në pakon tuaj të pilulave, se cilën pilulë keni harruar të merrni..
Java 1 e paketës së pilulave (pilulat nr. 1-7)
pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:
- Ta merrni pilulĂ«n e harruar sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, edhe neÌse duhet tâi merrni dy nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtin moment.
- Vazhdoni me marrjen e pilulave vijuese në kohën e zakonshme.
- dhe plus asaj, përdoreni prezervativin gjatë 7 ditëve të ardhme.
me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:
- Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e specialistit mjekësor.
- Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti i parandalimit të shtatzënisë. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.
Java 2 e paketës së pilulave (pilulat 8-14)
me dhe pa marrëdhënie seksuale dhe në rast të marrjes korrekte të pilulës gjatë 7 ditëve të fundit:
- a merrni pilulĂ«n e harruar sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, edhe neÌse duhet tâi merrni dy nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtin moment.
- Nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale ditën kur e keni harruar pilulën dhe/ose gjatë 7 ditëve para kësaj, vazhdoni paketën.
Java 3 e paketës së pilulave (pilulat 15-21)
me dhe pa marrëdhënie seksuale dhe në rast të marrjes korrekte të pilulës gjatë 7 ditëve të fundit:
- a merrni pilulĂ«n e harruar sa mĂ« shpejt qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, edhe neÌse duhet tâi merrni dy nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtin moment.
- Vazhdoni me marrjen e rregullt të pilulave deri në fundin e paketës.
- Filloni direkt, pa pushim, me një paketë të re.
Harresa e 2 pilulave (ose më shumë) ose marrja jo korrekte gjatë 7 ditëve para se të keni harruar një pilulë
Efektshmëria e kontraceptimit nuk është e garantuar më dhe ekziston rreziku i një shtatzënie.
Kontaktoni një zyrë të specializuar për shëndetin seksual ose një person mjekësor të specializuar
Mirë të dihet
- Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga transmetimi i HIV-it ose infeksioneve tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron âsafer sexâ. Kjo do tĂ« thotĂ«:
1. Gjatë marrëdhënieve seksuale me penetrim vaginal ose anal të përdoren prezervativë.
2. Të gjitha informacionet e mëtejshme në www.lovelife.ch.
2023, SANTĂ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Ăducation â Formation â Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë