Implantimi
Implantimi (i shkopit kontraceptiv) brenda-lëkurës
Vendosja e shkopit kontraceptiv nën lëkurë është një mjet kontracepsioni hormonal me një ndikim gjatë një kohe të gjatë.
E ka formĂ«n e njĂ« shkopi tĂ« vogĂ«l sintetik, shumĂ« i hollĂ«, i cili e pĂ«rmban njĂ« hormon progjestativ e cila shpĂ«rndahet rregullisht nĂ« organizĂ«m dhe nĂ« sasi shumĂ« tĂ« vogĂ«l.Â
Mënyra e reagimit (ndikimit)
- Ai e parandalon ovulacionin duke i vënë ovaret në pushim.
- Ndikon në mukozën e mitrës, e cila nuk përgatitet tani e tutje për formimin e çerdhes.
- Ajo ndikon në trashjen e sekrecionit të qafës së mitrës dhe bëhet në këtë mënyrë një pengesë për kalimin e spermatozoideve.
Përdorimi
- Vënia dhe heqja e shkopit
Shkopi vihet nga një mjek, me anestezion lokal, gjatë ditëve të para të menstruacioneve apo gjatë pauzës së pilulës. - Ai vendoset drejtpërdrejt nën lëkurë, në pjesën e brendshme të krahut.
- Efekti kontraceptiv fillon 8 orë pas vënies dhe vazhdon gjatë 3 viteve.
- Shkopi është gati i padukshëm, por mund të ndihet me të prekur.
- Kur pacientja e shpreh dëshirën, por maksimum pas 3 vitesh, shkopi hiqet nga lëkura me anestezion lokal.
Duhet ta dini se
- Progjestativi i cili gjendet në shkop në përgjithësi e ndryshon ciklin e menstruacioneve: gjakderdhje të parregullta, shumë të shpeshta muajt e parë, pastaj menstruacione shumë të larguara njëra nga tjetra e edhe mungesë e menstruacioneve.
- MenjĂ«herĂ« pas heqjes sĂ« shkopit nĂ«se dĂ«shironi mund tĂ« mbeteni shtatzĂ«nĂ«.Â
Mirë të dihet
- Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron âsafer sexâ, kjo do tĂ« thotĂ«:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« âSafer-Sex-Checkâ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.
2018, SANTĂ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Ăducation â Formation â Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë