Spiralet

Spiralet janĂ« mjete kontraceptive, tĂ« cilat mjekja ose mjeku i vendos nĂ« mitĂ«r. Ato ndikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« lokale nĂ« mitĂ«r. Ato mund t’u rekomandohen tĂ« gjitha femrave (me ose pa fĂ«mijĂ«), pavarĂ«sisht nga mosha. Spiralet mbrojnĂ« disa vjet nga shtatzĂ«nia.

Vendosja dhe heqja e spirales

Spiralja vendoset në mitër pas dezinfektimit të këllëfit (vagines), gjatë një konsultimi gjinekologjik. Nëse spiralja nuk nevojitet më ose duhet të ndërrohet, mjekja mund ta heqë lehtë atë falë fijes së najlonit. Sapo të jetë hequr spiralja, gruaja mund të mbetet përsëri shtatzënë.

Spiralja prej bakri

Spiralja përbëhet prej një pjese të vogël plastike, e cila është e mbështjellë pjesërisht me një fije bakri dhe me dy fije najloni. Egziston edhe një model që fiksohet brenda në mitër.

  1. Pjesa e vogël prej plastike
  2. Fija e hollë prej bakri
  3. Fijet e najlonit
  4. Gypi i vezorëve
  5. Vezorja (ovar)
  6. Mitra (uterus)
  7. Këllëfi (vagina)

Mënyra e ndikimit

  • Bakri ndikon qĂ« spermiet tĂ« mos jenĂ« mĂ« tĂ« afta pĂ«r fekondim.
  • Spiralja e ndryshon mukozĂ«n e mitrĂ«s (endometrium) dhe e pengon implantimin e vezĂ«s.
  • Spiralja nuk ka asnjĂ« ndikim ndaj ciklit hormonal tĂ« femrĂ«s.

Kjo spirale ngandonjëherë ndikon që menstruacioni (periudhë) të jetë më i fortë dhe me dhimbje më intensive.

Spiralja hormonale

Kjo spirale është prej plastike të butë dhe është e mbështjellë nga një cilindër i vogël. Aty ndodhet  hormoni, i cili lëshohet rregullisht në mitër.

  1. Cilindri, i cili përmban gestagjen (hormon femëror)
  2. Gypi i vezorëve
  3. Vezorja (ovar)
  4. Mitra (uterus)
  5. Këllëfi (vagina)

Mënyra e ndikimit

  • Mukoza e qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s (mukoza cervikale) trashet. Me kĂ«tĂ« pengohet depĂ«rtimi i spermieve nĂ« mitĂ«r.
  • Mukoza e mitrĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« e hollĂ«, kĂ«shtu qĂ« njĂ« vezĂ« eventualisht e fekonduar nuk mund tĂ« implantohet. 

Menstruacioni mund të bëhet më i dobët, me më pak dhimbje ose mund të ketë intervale më të gjata. Ai mund edhe të mungojë plotësisht.

Kërkoni shpejt ndihmë mjekësore


  • nĂ« rast tĂ« dhimbjeve tĂ« pashpjegueshme nĂ« fund tĂ« barkut.
  • nĂ« rast tĂ« spirales prej bakri: NĂ«se mungon menstruacioni (periudha).
  • nĂ« rast tĂ« simptomave si djegie, kruarje ose rrjedhje e pazakonshme ose me erĂ« tĂ« pakĂ«ndshme.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do tĂ« thotĂ«:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« ‘Safer-Sex-Check’ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione