Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
Principi
Metodat natyrale janë të bazuara në observimin (vrojtimin) e shenjave të periodës fertile (të pjellshmërisë) dhe jofertile të ciklit menstrual.
Ato kĂ«rkojnĂ« nga çifti qĂ« tâi ndĂ«rpresin (abstenojnĂ«) marrĂ«dhĂ«niet seksuale gjatĂ« periudhĂ«s fekonduese ose tĂ« pĂ«rdorin njĂ« mjet tjetĂ«r (prezervativin ose diafragmĂ«n).
Ajo mundĂ«son njĂ« njohuri tĂ« mirĂ« tĂ« periudhĂ«s fertile dhe mund tĂ« jetĂ« e dobishme pĂ«r tĂ« favorizuar njĂ« shtatzĂ«ni.Â
Metoda të ndryshme
1 Metoda e temperaturës bazohet në matjen e temperaturës çdo ditë posa të zgjohemi në mëngjes. Ngritja e temperaturës dhe qëndrimi i saj edhe më tutje në këtë rrafsh (Plateau) tregon se ovulacioni veç ka ndodh dhe se tash fillon periudha jofertile.
2 Metoda e vrojtimit të sekrecionit cervikal (të qafës së mitrës) ose metoda Billings. Bazohet në vrojtimin e ndryshimeve të sekrecionit cervikal në qafën e mitrës nën ndikimin e hormoneve gjatë ciklit menstrual. Këto ndryshime mund të preken në vulvë. Gjatë fazës së pjellshmërisë (fertilitetit) sasia dhe konsistenca e sekrecioneve është ndryshe. Kjo mundëson përcaktimin (determinizmin) e periudhës së ovulacionit (pjekjes së vezës ).
3 Metoda e auto-observimit (vet-vrojtimit) MAO, përmban
- Temperaturën.
- Observimin e sekrecionit cervikal ose metoda Billings.
- Autopalpimi (vetë- prekja) i qafës së mitrës që ndryshon gjatë ciklit.
- Shenjat e ndryshme rreth ditëve të ovulacionit (dhimbja e barkut, tensioni i gjinjve, e tjera).
Duhet ditur që
- efikasiteti i këtyre metodave varet nga motivimi i çiftit dhe respektimi i rregullave të përdorimit.
- aplikohen mĂ« me vĂ«shtirĂ«si nĂ« kohĂ«n e adoleshencĂ«s, nĂ« post partum (pas lindjes), nĂ« periodĂ«n para menopauzĂ«s dhe tek ciklet e çrregullta menstruale.Â
...këto metoda kërkojnë një vrojtim të saktë të përditshëm nga vet femra. Shenjat e ndryshme duhet shënuar sipas paraqitjes në një tabelë.
...Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« praktikohet 3 deri nĂ« 6 muaj. Ato duhet tĂ« mbikĂ«qyren nga persona kompetent tĂ« eksperimentuar....kĂ«to metoda kĂ«rkojnĂ« observimin e shenjave, tĂ« abstinencĂ«s ose tĂ« mbrojtjes suplementare gjatĂ« periodĂ«s fekonduese.ÂMirĂ« tĂ« dihet
- Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron âsafer sexâ, kjo do tĂ« thotĂ«:
1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« âSafer-Sex-Checkâ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.
2018, SANTĂ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Ăducation â Formation â Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Rrethi vaginal
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë