Rrethi vaginal
Unaza e butë prej plastiku me 54 mm diametër futet në vaginë (këllëf). Ajo përmban hormone sintetike (estrogjen dhe gestagjen), të ngjashme me ato që prodhon trupi femëror. Në disa raste këto hormone mund të kenë ndikime shëndetësore. Bisedoni për situatën tuaj individuale me një person të specializuar mjekësor.
Mënyra e ndikimit
Rrethi vaginal
- e pengon ovulimin, duke i vendosur ovaret në gjendje qetësie.
- e ndryshon mukozën e mitrës (endometriumin) kështu që një fekondim i mundshëm i vezës nuk është i mundshëm.
- e trashon mukozën e qafës së mitrës (mukozën cervikale) dhe e pengon kështu depërtimin e spermieve.
Në rast të përdorimit korrekt të metodës së kontraceptimit mund të pengohet një shtatzëni në këtë mënyrë.
Përdorimi
Vendoseni unazën në vaginë dhe lëreni atë brenda gjatë 3 javësh pa ndërprerje. Pas 3 javësh hiqeni unazën dhe bëni një javë pushim. Pastaj filloni me një unazë të re.
- Në rast të përdorimit të parë të një unaze, kjo të futet në vaginë në ditën e parë të menstruacionit= mbrojtje e menjëhershme. Nëse kjo metodë fillohet pas ditës së 2-të të menstruacionit, të përdoren prezervativë gjatë 7 ditëve.
- Pas një javë pushim të vendoset një unazë e re, në të njëjtën ditë të javës si në herën e parë.
Në rast të përdorimit korrekt të metodës mbrojtja është e garantuar gjatë pushimit.
Gjakderdhja fillon gjatë pushimit dhe në shumicën e rasteve ajo është më pak e fortë dhe më pak e dhimbshme sesa gjatë menstruacionit.
Për shembull
- Vendosja e parë e rrethit të mërkurën rreth orës 22, tërhiqeni rrethin 3 javë më pas, të mërkurën rreth orës 22.
- Të bëhet 1 javë pushim dhe të vendoset një unazë e re: të mërkurën ora 22. Pushimi nuk lejohet, në asnjë mënyrë, të zgjasë më gjatë sesa 1 javë.
Vendosja dhe tĂ«rheqja e rrethitÂ
1. Shtypeni rrethin midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.
2. Vendoseni atë në vaginë.
3. Shtyjeni nĂ« fund dhe nĂ« anĂ«n e prapme. Rrethi do tĂ« rrijĂ« nĂ« vend. NĂ«se e ndjeni qĂ« Ă«shtĂ« aty. Shtyjeni edhe pak mĂ« thellĂ«.Â
4. Për ta hequr unazën, futni një gisht në vaginë, kapeni unazën dhe tërhiqeni atë jashtë. Unazën hidheni në plehra.
NĂ«se juâŠ
âŠgjatĂ« pĂ«rdorimit tĂ« kontraceptivit kenigjakderdhje tĂ« ndĂ«rmjetme, kjo nuk Ă«shtĂ« aq e keqe Vazhdoni me unazĂ«n vaginale si zakonisht. NĂ«se ju keni gjakderdhje tĂ« tilla edhe gjatĂ« muajve tĂ« ardhshĂ«m, bisedoni me njĂ« person tĂ« specializuar mjekĂ«sor.
...merrni medikamente, sqaroni me një person të specializuar mjekësor ose në farmaci, nëse ju jeni akoma e mbrojtur. Preparatet e lulës balsami, disa antibiotikë, disa ilaçe antiepileptike dhe ilaçe kundër HIV-it e reduktojnë efektin kontraceptiv. Vazhdoni me kontraceptimin dhe përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale.
âŠdĂ«shironi qĂ« ta mbaroni kĂ«tĂ« metodĂ« kontraceptimi, efekti kontraceptiv mbaron menjĂ«herĂ«. Rekomandohet qĂ« unaza tĂ« hiqet vetĂ«m nĂ« fund tĂ« javĂ«s sĂ« tretĂ«.
âŠnĂ« momentin e pushimit nuk keni asnjĂ« gjakderdhje, filloni me unazĂ«n e re nĂ« datĂ«n e parashikuar dhe drejtohuni tek njĂ« zyrĂ« e specializuar pĂ«r shĂ«ndetin seksual ose tek njĂ« person mjekĂ«sor i specializuar.
Harruat që ta hiqni unazën në fund të javës së 3-të
- Hiqeni unazën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe vendosni një të re në ditën e planifikuar fillimisht. Vazhdoni si zakonisht.
Harruat që të vendosni një unazë të re pas pushimit
Nëse pushimi pa unazë zgjat më shumë se një javë (ose nëse unaza ka mbetur më shumë se 4 javë në vaginë pa u ndërruar), efektshmëria e kontraceptivit nuk është më e garantuar.
pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:
- Vendosni sa më shpejt që të jetë e mundur një unazë të re dhe përdorni, përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.
me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:
- Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e specialistit mjekësor.
- Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti i parandalimit të shtatzënisë. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.
Nëse unaza është nxjerrë gabimisht
Nëse unaza ishte Mà PAK se 3 orë jashtë vaginës, mbrojtja është e garantuar.
- Shpëlani unazën me ujë të ftohtë ose të vakët pa sapun dhe rivendoseni atë në vaginë ose përdorni një të re.
Nëse unaza ishte Mà SHUMà se 3 orë jashtë vaginës, mbrojtja nuk është më e garantuar.
pa marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit:
- Rivendoseni unazën ose zëvendësojeni atë dhe përdorni, përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.
me marrëdhënie seksuale brenda 5 ditëve të fundit
Në javën e parë me rreth:
- Merrni sa më shpejt të jetë e mundur një kontracepsion urgjent dhe ndiqni rekomandimet e specialistit mjekësor.
- Përdorni prezervativë derisa të jetë rivendosur efekti i parandalimit të shtatzënisë. Kjo varet nga lloji i kontracepsionit urgjent.
Në javën e dytë me rreth:
- Rivendoseni unazën ose zëvendësojeni atë dhe përdorni, përveç kësaj, gjatë 7 ditëve prezervativë.
Në javën e tretë me rreth:
- Vendoni një unazë të re dhe lëreni atë brenda gjatë 3 javësh pa ndërprerje. Dita në të cilën unaza e re është vendosur bëhet dita e caktuar.
Mirë të dihet
- Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga transmetimi i HIV-it ose infeksioneve tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron âsafer sexâ. Kjo do tĂ« thotĂ«:
1. Gjatë marrëdhënieve seksuale me penetrim vaginal ose anal të përdoren prezervativë.
2. Të gjitha informacionet e mëtejshme në www.lovelife.ch.
2023, SANTĂ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Ăducation â Formation â Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung
Informacione të tjera për temën
- Metodat e kontracepsionit pa hormone
- Patchi i lëkurës
- Diafragma
- Prezervativi femëror
- Prezervativi mashkullor
- Spermicidi me bezalkonium
- Spiralet
- Implantimi
- Injeksioni 3 mujor
- Metodat kontraceptive shumë pak të sigurta
- Metodat natyrale të rregullimit të lindjeve
- Sterilizimi
- Metoda kontracepsioni për burra
- Pilula progjestative (Minipilula)
- Pilula (estrogjen dhe gestagjen) me pushim
- Kontracepsioni urgjent
- Pilula estro-progjestative me përdorim të pandërprerë