Metodat e kontracepsionit pa hormone

Ka mundësi të ndryshme të parandalimit të shtatzënisë, pa hormone. Jo të gjitha metodat kanë të njëjtën siguri. Këto metoda nuk kanë asnjë ndikim ndaj ciklit natyror të femrës.

  1. Metodat e barrierave
  2. Metodat për vëzhgimin e shenjave trupore nga ana e femrës
  3. Spiralet prej bakri

Këshillim dhe informacion, si dhe adresa të dobishme gjeni tek këshillimoret për shëndetin seksual dhe planifikim familjar.
 

1) Metodat e barrierave

Kondomi për mashkullin dhe kondomi për femrën.

Kondomët pengojnë që spermatozoidet (qelizat e farës) të arrijnë në vaginë (organi seksual i femrës). Ata mbrojnë edhe nga HIV/Sida dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme (ISI).

Në kondomin (prezervativin) për mashkullin vendoset penisi i ngritur para futjes (penetrimit).

Informacione të detajuara

Kondomi për femrën është një këllëf prej një materiali të butë sintetik, i cili futet në vaginë.

Informacione të detajuara

Diafragma

Diafragma është një membranë në formë kupole prej kauçuku ose silikoni mbi një rreth elastik. Ajo e mbulon qafën e mitrës. Kështu që spermatozoidet nuk mund të ngjiten deri në mitër. Përveç kësaj ajo duhet të përdoret me një xhel me spermicide ose një krem me spermicide.

Informacione të detajuara

 

2) Metodat për vëzhgimin e shenjave trupore nga ana e femrës

Këto metoda bazohen në vëzhgimin e ciklit dhe të shenjave për ditët e pjellore dhe të atyre jo pjellore. Ka nevojë për këshillim dhe trajnim nga një person i specializuar dhe vëzhgim të rregullt të simptomave.

Femra duhet tĂ« mĂ«sohet t’i vĂ«zhgojĂ« tĂ« gjitha simptomat: temperaturĂ«n e trupit, konsistencĂ«n e lĂ«ngut vaginal, qafĂ«n e mitrĂ«s, ditĂ«t e plleshmĂ«risĂ« dhe shenjat e ndryshme gjatĂ« kohĂ«s sĂ« ovulimit. Kjo e ngritĂ« besueshmĂ«rinĂ«. Ka aplikacione (App) tĂ« specializuara dhe faqe nĂ« internet, tĂ« cilat e lehtĂ«sojnĂ« vĂ«zhgimin dhe regjistrimin e simptomave.

Gjatë ditëve pjellore duhet të përdoren kondomë ose një diafragmë.

Edhe këto njohuri janë të leverdishme në rast se dëshirohet një shtatzëni.

 

3) Spiralet prej bakri

Spiralja prej bakri përbëhet nga një pjesë e vogël plastiku, e cila është e mbështjellur me një fije bakri. Spiralja vendoset në mitër nga një mjeke ose një mjek.

Spiralja prej bakri mbron ndaj shtatzënisë nëpërmjet ndikimit të bakrit mbi spermatozoidet (qelizat e farës) dhe mbi mukozën e mitrës së femrës.

Informacione të detajuara

 

Mirë të dihet

  • PĂ«r kohĂ«n pas lindjes ka metoda tĂ« ndryshme tĂ« parandalimit tĂ« shtatzĂ«nisĂ« pa hormone.
    Informacione të detajuara
  • Ka metoda, tĂ« cilat nuk kanĂ« efekt tĂ« mjaftueshĂ«m: Llogaritja e ditĂ«ve tĂ« plleshmĂ«risĂ«, coitus interruptus («pasja e kujdesit», «tĂ«rheqja para derdhjes sĂ« farĂ«s»), shpĂ«larja e vaginĂ«s (dushi i vaginĂ«s), spermicide (suposta, kremre, xhel etj.)
  • Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do tĂ« thotĂ«:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« ‘Safer-Sex-Check’ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.

 

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione