Prezervativi femëror

Nëse përdoret si duhet, prezervativi femëror është një metodë kontraceptive dhe një mbrojtje efikase nga virusi i sidës dhe nga infeksionet tjera që barten seksualisht. 

Ç’ështĂ« ?

ËshtĂ« njĂ« mbĂ«shtjellës sintetik i butĂ« (poliretan). ËshtĂ« i lubrifikuar dhe e pajisur me nga njĂ« unazĂ« (rreth) nĂ« secilin skaj. Unaza e brendshme Ă«shtĂ« e lirĂ« brenda mbĂ«shtjellĂ«sit. 

Metoda e veprimit

Pasi të jetë vendosur, mbështjellësi shtrihet plotësisht mbi muret e vaginës dhe ndalon kështu futjen e spermës brenda vaginës dhe uterusit (mitrës).
Nuk ka nevojë që të ketë një ereksion për ta vendosur atë. Ai pra mund të vendoset përpara kështu që pas derdhjes (ejakulimit) mashkulli nuk ka nevojë ta tërheq penisin para se të bie ereksioni.

  • Ky prezervativ nuk mund tĂ« pĂ«rdoret mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«. 

Rekomandimet

  • Shikoni mirĂ« datĂ«n e skadimit tĂ« afatit.
  • Ruajeni larg burimit tĂ« dritĂ«s, larg nxehtĂ«sisĂ« dhe larg objekteve tĂ« mprehta ose prerĂ«se.
  • PĂ«r ta zvogĂ«luar zhurmĂ«n qĂ« bĂ«het pĂ«r shkak tĂ« fĂ«rkimit gjatĂ« marrĂ«dhĂ«nies seksuale, mund tĂ« vihet pak yndyrĂ« (lubrifikant) brenda prezervativit.

Për një efikasitet maksimal, prezervativi duhet vendosur me rastin e secilit akt seksual edhe atë para secilit penetrim (të penisit).
Në krye të penisit, është një pikë yndyre e cila mund të përmbajë spermatozoide apo agjente infektuese si virusi i sidës te një person HIV pozitiv.

Përdorimi

Ndrydheni unazën e brendshme të prezervativit dhe futeni deri në fundin e vaginës. Unaza e jashtme, më e madhe, mbetet e vendosur mbi vulvën. 

Përgjatë penetrimit (futjes), mbajeni unazën e jashtme mbi vulvë ashtu që ë mbetet e vendosur si duhet.

Për ta nxjerrë, rrotulloni unazën e jashtme dhe tërhiqeni me kujdes.

Hidheni në shportë të mbeturinave e jo në WC. 

Prezervativi femëror griset tepër rrallë. Në këtë rast ka mundësi që ju keni nevojë për një kontracepsion urgjent. 

Ky duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur - në varësi nga metoda jo më vonë sesa 72 ose 120 orë pas marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura mjaftueshëm (shih «Kontracepsioni urgjent»).

Ku e gjej kontracepsionin urgjent?

  • nĂ« qendrat e planifikimit familjar
  • ajo shitet nĂ« farmaci pa udhĂ«zimin e mjekut
  • nĂ« shĂ«rbimet e urgjencĂ«s sĂ« spitaleve
  • tek gjinekologĂ«t dhe mjekĂ«t e tjerĂ«

Që të ndiheni më lehtë

Ushtrojeni e qetë, së pari kur jeni vetëm. Pastaj do të jetë shumë më lehtë kur jeni dy. Bisedoni paraprakisht lidhur me të edhe me partnerin tuaj. 

2015, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione