Spermicidi me bezalkonium

Ç`Ă«shtĂ« ky ?

Permicidi është një produkt i cili i shkatërron spermatozoidet. Ai vendoset në fund të vaginës para marrëdhënies seksuale. Ai duhet të përdoret pavarësisht nga momenti i ciklit menstrual, madje edhe gjatë menstruacioneve.

Ekzistojnë forma të ndryshme të këtij spermicidi

  • NĂ« formĂ« kremi me aplikator apo njĂ« dozĂ«s
  • VezĂ«t
  • NĂ« formĂ« hapash
  • NĂ« formĂ« sfungjeri (tamponi)

Disa forma janë efikase menjëherë, disa tjera ndikojnë vetëm pas 5 apo 15 minuta pauze. Sfungjerët mund të lihen brenda 24 orëve dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen për disa marrëdhënie seksuale. Shikoni indikacionet në udhëzimin e ambalazhit.

Spermicidet në forma të ndryshme nuk gjenden çdoherë në shitje në Zvicër. Informohuni në farmaci për këtë.

Për të gjitha këto produkte (çfarëdo forme që të kenë ato shkumë, gel etj) nuk duhet të përdoret sapuni 2 orë para marrëdhënies seksuale (për dy partnerët) dhe gjatë tërë kohëzgjatjes së mbrojtjes së këtij produkti.

Respektoni rregullat lidhur me përdorimin e sapunit: efikasiteti i produktit varet nga kjo.

  • Sapuni e shkatĂ«rron efektin e produktit.
  • Çdo larjĂ« nĂ« vasĂ« (kadĂ«) e anulon efikasitetin e produktit.
  • Mund Ă« autorizohet nĂ« dush i jashĂ«m dhe vetĂ«m me ujĂ« apo me njĂ« produkt qĂ« kĂ«shillohet nga prodhuesi.

Vërejtje

  • EkzistojnĂ« spermicide tĂ« tjera tĂ« cilat nuk shkatĂ«rrohen nga sapuni. NĂ«se pĂ«rdoren veçmas, ata nuk janĂ« efikas. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye duhet gjithmonĂ« tĂ« pĂ«rdoren sĂ« bashku me njĂ« mjet tjetĂ«r kontraceptiv (prezervativin apo diafragmĂ«n).
  • Spermicidi me benzalkonium e ka edhe njĂ« efekt dezinfektues.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do tĂ« thotĂ«:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« ‘Safer-Sex-Check’ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione