Kontracepsioni urgjent

Kontracepsioni urgjent mund të parandalojë një shtatzëni në situata si

  • Çarja ose rrĂ«shqitja e prezervativit
  • Harresa e kontraceptivit hormonal (pilula, unaza vaginale, leukoplast kontraceptiv)
  • MarrĂ«dhĂ«niet seksuale jo tĂ« mbrojtura ose jo tĂ« mbrojtura mjaftueshĂ«m (pĂ«r shembull nĂ« rast tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« mardhĂ«njes seksuale - coitus interruptus - ose pas dhunĂ«s seksuale).

Në Zvicër ka dy metoda të kontracepsionit urgjent:

  1. Kontracepsioni urgjent hormonal
  2. Spiralja emergjente (spiralja prej bakri)

1. Kontracepsioni urgjent hormonal

Kontracepsioni urgjent hormonal («pilula emergjente») është një medikament që përbëhet nga një hormon dhe gëlltitet. Qëllimi kryesor i këtij medikamenti është që ta vonojë ovulacionin.

Kur duhet të merret?

Sa më shpejt që të jetë e mundur. Varësisht nga medikamenti 72 apo 120 orë pas rrezikut.

Ku mund ta marr unë atë?

  • NĂ« apotekĂ«
  • NĂ« shumĂ« qendra kĂ«shilluese pĂ«r shĂ«ndetin seksual
  • Tek gjinekologet ose te mjekĂ«t e tjerĂ«.

ÇfarĂ« duhet tĂ« di unĂ« pĂ«r kontracepsionin urgjent?

  • Kontracepsioni urgjent hormonal nuk mbron nga shtatzĂ«nia nĂ« rast tĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie seksuale tĂ« mĂ«vonshme. PĂ«r atĂ« menjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« tij Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m kontracepsioni efektiv (kondomi).
  • Ai nuk e zĂ«vendĂ«son kontracepsionin normal (kondome ose kontracepsion hormonal).
  • Nuk Ă«shtĂ« njĂ« metodĂ« pĂ«r ndĂ«rprerjen e shtatzĂ«nisĂ«. Nuk ndikon nĂ« njĂ« shtatzĂ«ni tashmĂ« ekzistuese.
  • Kontracepsion urgjent hormonal Ă«shtĂ« i mundur edhe gjatĂ« dhĂ«nies sĂ« gjirit.
  • NĂ« rast tĂ« vjelljes brenda 3 orĂ«ve pas marrjes drejtohuni te personi qĂ« ju ka dhĂ«nĂ« kontracepsionin urgjent ose te njĂ« apotekĂ« emergjente.

2. Spiralja e emergjencës (spiralja prej bakri)

Spiralja vendoset në mitër nga një mjeke ose një mjek. Spiralja përbëhet prej një pjese të vogël plastike, e cila është e mbështjellë me një fije bakri. Bakri ndikon që spermatozoidet të mos jenë më të aftë për fekondim. Ajo mund të pengojë edhe zënien vend të ovumit (vezës) të fekonduar.

Kur duhet të vendoset?

Brenda 5 ditëve (maksimalisht brenda 120 orësh) pas situatës së rrezikut.

Ku mund ta marr unë atë?

  • NĂ« urgjencat e spitaleve
  • Te gjinekologia ose mjekĂ« tĂ« tjerĂ«
  • NĂ« njĂ« kĂ«shillimore pĂ«r shĂ«ndetin seksual dhe planifikim familjar tĂ« drejtuar nga mjekĂ«.

ÇfarĂ« duhet tĂ« di unĂ« pĂ«r spiralen?

  • ËshtĂ« metoda mĂ« e besueshme e kontracepsionit urgjent
  • Spiralja e emergjences mund tĂ« pĂ«rdoret si kontraceptiv gjatĂ« shumĂ« viteve. Ajo nuk ka asnjĂ« ndikim ndaj ciklit natyror tĂ« femrĂ«s.

Si mund ta di që kontracepsioni urgjent ka pasur efekt?

  • Veni re fillimin e menstruacionit (periudhĂ«n, zakonet) tuaj tĂ« ardhshĂ«m. Ai mund tĂ« vijĂ« mĂ« herĂ«t ose mĂ« vonĂ« sesa zakonisht.
  • BĂ«ni njĂ« test shtatzĂ«nie 3 javĂ« pas kontracepsionit tĂ« urgjencĂ«s,
    - nëse nuk ju ka ardhur gjakderdhja.
    - nëse menstruacioni juaj është ndryshe sesa zakonisht.
    - nëse përdorni një kontraceptiv hormonal.

Mirë të dihet

  • Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do tĂ« thotĂ«:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë kondomë për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« ‘Safer-Sex-Check’ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.

2018, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Me mbështetjen profesionale dhe financiare  të migesplus
www.migesplus.ch – informacione shĂ«ndetĂ«sore nĂ« shumĂ« gjuhĂ«

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione