Metoda kontracepsioni për burra

Metoda kontracepsioni për burra mundësojnë që njerëz me një penis, ta kontrollojnë fertilitetin e tyre dhe ta ndajnë përgjegjësinë për  kontracepsionin në marrëdhënien e tyre. Këshillim personal dhe konfidencial merrni tek personi juaj i specializuar mjekësor ose këshillimoret për shëndetin seksual.

Metoda reversibile (e kthyeshme)

në dispozicion në Zvicër:

  • Prezervativi (kondomi) pĂ«r penisin Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«llĂ«f i hollĂ« elastik prej dhe elastiklateksi ose meteriali sintetik nĂ« madhĂ«si tĂ« gishtit, i cili i vishet pĂ«rshtatet penisit tĂ« ngrehursi njĂ« lĂ«kurĂ« e dytĂ«. Prezervativi zakonisht pĂ«rmban lubrifikante (lĂ«ng rrĂ«shqitĂ«s). Ai i pengon spermatozoidet (qelizat e farĂ«s) qĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« kĂ«llĂ«f (vaginĂ«) dhe mbron kĂ«shtu nga njĂ« shtatzĂ«ni.
    Ai ofron gjithashtu mbrojtje nga HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.
    Informacione të detajuara

akoma jo i disponueshëmnë dispozicion në Zvicër:

  • Kontracepsioni termik (mbrojtja nga shtatzĂ«nia e padĂ«shiruar nĂ«pĂ«rmjet metodĂ«s sĂ« ngrohjes) e ngre temperaturĂ«n e testikujve. Me kĂ«tĂ« zvogĂ«lohet prodhimi i spermatozoideve. Ka mundĂ«si tĂ« ndryshme:
    • NdĂ«rresa (tĂ« brendshme) tĂ« veçanta ose njĂ« unazĂ« i sjellin testikujt mĂ« afĂ«r rrĂ«njĂ«s sĂ« penisit.
    • NjĂ« kompresĂ« e ngrohtĂ« nĂ« njĂ« mbathje tĂ« veçantĂ« e ngre temperaturĂ«n e testikujve.

Pas disa muajsh të përdorimit të metodës termike sperma nuk përmban më spermatozoide (qeliza të farës) të mjaftueshme për fekondimin e një veze. Përpara së të përdoret kjo metodë, duhet të bëhet një konsultim mjekësor dhe një spermiogram, për ta konfirmuar fertilitetin. Pastaj kryhen rregullisht spermiograme kontrolluese.

Deri tashti nuk ka studime të mjaftueshme shkencore mbi efikasitetin dhe sigurinë e këtyre metodave. Njerëzit e përdorin me përgjegjësi të vetë.

  • Metoda hormonale nĂ« formĂ« tĂ« injeksioneve ose xheleve studiohen dhe testohen aktualisht.
  • Xhele sintetike (artificiale) pĂ«r injektimin ose valvula pĂ«r implantimin nĂ« kanalet e spermĂ«s janĂ« duke u hulumtuar. QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« asnjĂ« spermĂ« (qelizĂ« fare) tĂ« mos mbĂ«rrijĂ« nĂ« derdhje (ejakulim), pĂ«rderisa kjo Ă«shtĂ« e dĂ«shiruar.

Informohuni tek zyra të specializuara për shëndetin seksual ose tek persona mjekësorë të specializuar mbi gjendjen e kërkimit dhe zhvillimin e këtyre metodave.

Metoda jo reversibile

  • Vasektomia (sterilizimi) Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje e thjeshtĂ«, e cila bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« ambulante dhe nĂ«n anestezi lokale. GjatĂ« kĂ«saj ndĂ«rpriten kanalet e spermĂ«s. Pas njĂ« kohe tĂ« caktuar nĂ« derdhjen e farĂ«s (ejakulim) nuk gjenden mĂ« spermatozoide (qeliza tĂ« farĂ«s). Ereksioni (ngritja e penisit) dhe sasia e derdhjes sĂ« farĂ«s (ejakulimit) mbeten pas sterilizimit tĂ« pandryshuara. Vasektomia Ă«shtĂ« njĂ« metodĂ« e vazhdueshme pĂ«rhershme e kontracepsionit. Ajo Ă«shtĂ« e pĂ«rshtatshme pĂ«r burrapersona, tĂ« cilĂ«t nuk dĂ«shirojnĂ« tĂ« kenĂ« asnjĂ« fĂ«mijĂ« ose nuk duan tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« fĂ«mijĂ«.

Informacione të detajuara

Mirë të dihet

  • Coitus interruptus («pasja e kujdesit», «nxjerrja e penisit para derdhjes sĂ« farĂ«s») nuk mbron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme nga shtatzĂ«nia.
  • TĂ« gjithĂ« personat mund t’u drejtohen zyrave tĂ« specializuara pĂ«r shĂ«ndetin seksual. NĂ« shembull nĂ« rast tĂ« pyetjeve nĂ« lidhje me: seksualitetin, parandalimin e shtatzĂ«nisĂ« sĂ« padĂ«shirueshme, infeksione seksualisht tĂ« transmetueshme (ngjitĂ«se), shtatzĂ«ni e dĂ«shiruar ose jo e dĂ«shiruar.
  • Mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ« nga infeksioni me HIV ose infeksione tĂ« tjera seksualisht tĂ« transmetueshme ofron ‘safer sex’, kjo do tĂ« thotĂ«:
    1. Gjatë marrëdhënieve me penetrim vaginal ose anal të përdoren gjithmonë prezervativ për mashkullin ose femrën.
    2. Rekomandime tĂ« tjera, pĂ«rshtatur situatĂ«s personale, mund tĂ« gjeni nĂ« ‘Safer-Sex-Check’ tĂ« faqes sĂ« internetit lovelife.ch.

2021, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione