Shtatzënia, seksualiteti dhe kontracepsioni

Te disa çifte gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes mund të ndryshojnë nevojat seksuale. Ndryshimet trupore ose frika që të shqetësohet bebja mund të ndikojnë mbi seksualitetin. Dëshira seksuale mund të ndryshojë si te femra ashtu edhe te mashkulli. Disa çifte kanë më pak marrëdhënie seksuale dhe ushtrojnë praktika të tjera si për shembull shkëmbimin e përkëdheljeve, seksin oral, etj.

Gjatë shtatzënisë

Për beben marrëdhëniet seksuale nuk paraqesin asnjë rrezik, sepse ajo është e mbrojtur mirë nga mitra dhe nga qeska amniotike. Marrëdhënia seksuale vaginale (penetrimi) është e mundshme pa rrezik, me përjashtim

  • nĂ« rast tĂ« dhimbjeve tĂ« parakohshme tĂ« lindjes, tĂ« gojĂ«s sĂ« hapur tĂ« mitrĂ«s ose kur placenta rri para qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s,
  • nĂ« rast tĂ« hapjes sĂ« parakohshme tĂ« fshikĂ«zĂ«s,
  • nĂ« rast tĂ« gjakderdhjes.

Pas lindjes

Një lindje është një ngjarje shumë e rëndësishme. Mund të zgjasë një farë kohë derisa femra të çlodhet nga lindja.

Nëse nuk ka arsye mjekësore që flasin kundër marrëdhënieve seksuale me penetrim, ato janë të mundshme sapo të ekzistojë epshi seksual dhe nëse lëndimet e mundshme nga lindja ose nga prerja cezariane janë në rrugë të mirë të shërimit.

Frika nga dhimbjet ose frika i të skaktuarit dhimbje, për shembull për shkak të një shenje, mund të ndikojnë në dëshirën seksuale. Por nganjëherë një shenje është më e vogël në realitet sesa është përfytyruar.

Gjatë kohës së dhënies së gjirit vagina është më e thatë. Ajo mund të njomet me pak pështymë ose një xhel rrëshqitës.

Kontracepsioni

Nëse nuk dëshirohet menjëherë një shtatzëni e re, atëherë është e rëndësishme mundësisht para lindjes të mendohet cila metodë e kontracepsionit do të përdoret pas lindjes. Fekondimi dhe me këtë edhe rreziku i një shtatzënie të re është i mundshëm edhe para rrjedhjes së parë të gjakut pas lindjes dhe edhe gjatë dhënies së gjirit. Kontrolli mjekësor disa javë pas lindjes është një rast i mirë për të folur për këtë. Zyra të specializuara për shëndetin seksual dhe këshillimin gjatë shtatzënisë ofrojnë gjithashtu këshillime për kontracepsionin.

Metoda të kontracepsionit gjatë kohës së dhënies së gjirit

  • PrezervativĂ« pĂ«r mashkullin dhe femrĂ«n
  • Mjete kontraceptive me pĂ«rmbajtje gestageni (pĂ«r shembull pilula gestageni, shkopinj hormoni, gjilpĂ«ra tremujore)
  • Spirale
  • Diafragma
  • NĂ« kushte tĂ« caktuara dhĂ«nia e gjirit mund tĂ« ofrojĂ« mbrojtje nga shtatzĂ«nia. Informacione mĂ« tĂ« sakta nĂ« klinikĂ«n gjinekologjike ose tek njĂ« mami.

2016, SANTÉ SEXUELLE SUISSE, Fondation suisse pour la santĂ© sexuelle et reproductive; ALECSS Association suisse latine des spĂ©cialistes en santĂ© sexuelle, Éducation – Formation – Conseil; faseg, Fachverband sexuelle Gesundheit in Beratung und Bildung

Informacione të tjera për temën

Tema të tjera

Shkarkoni informacione

A keni pyetje

Në zyrën e specializuar për shëndetin seksual në rajonin tuaj persona të specializuar u përgjigjen pyetjeve tuaja me fshehtësi. Këta ju mbështetin që të gjeni një zgjidhje konkrete për situatën tuaj.

Më tepër informacione